Gens
Në Romën e Lashtë, një gens (latinisht: [gẽːs]; në shumës: gentes [ˈgɛnteːs]) ishte familja e përbërë nga individët që ndanin të njëjtin nomen gentilicium dhe që pretendonin prejardhje nga një paraardhës i përbashkët. Një degë e një gens, ndonjëherë e identifikuar nga një cognomen i veçantë, quhej një stirps (në shumës: stirpes). Gens ishte një strukturë e rëndësishme shoqërore në Romë dhe përgjatë gjithë Italisë Romake gjatë periudhës së Republikës Romake. Shuma nga statusi shoqëror i individëve varej nga gens në të cilin bënin pjesë. Disa gentes klasifikoheshin si patricë, të tjerët si plebejë; disa kishin degë në të dyja grupimet shoqërore, patrice dhe plebeje. Rëndësia e gens si një strukturë shoqërore do të binte në mënyrë të konsiderueshme në Periudhën Perandorake, megjithëse gentilicium vijoi të përcaktonte origjinën dhe dinastitë e romakëve, duke përfshirë edhe perandorët.[1][2]
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala gens ndonjëherë e përkthyer si "rracë", ose "komb", nënkupton një popull që rrjedh nga një paraardhës i përbashkët. Ajo mund të përkthehet edhe si "klan", "farefisni", ose "tribu", megjithatë fjala tribus ka një kuptim të veçantë dhe të dallueshëm në kulturën romake. Një gens mund të jetë aq i vogël sa një familje e vetme, ose mund të përfshijë qindra individë. Sipas traditës, në vitin 479 p.e.s. vetëm gens Fabia qenë të aftë të nxirnin në fushëbetejë një militia të përbërë nga treqint e gjashtë burra në moshë për luftë. Koncepti i gens nuk ishte përjashtimisht romak, por ndahej me bashkësitë e tjera italike, duke përfshirë atë që flisnin gjuhët italike si latinët, oskët dhe umbrët, ashtu si dhe etruskët, gjuha e të cilëve nuk është e lidhur. Të gjithë këta popuj në vijim u asimiluan në sferën romake të kulturës.[1][2][3][4]
Gentes më të vjetër thuhej se e kishin origjinën më të vjetër se Themelimi i Romës (traditionalisht në 753 p.e.s.), dhe pretendonin prejardhje nga personazhe mitologjike që nga kohët e Lufta e Trojës (traditionalisht e përfunduar në vitin 1184 p.e.s..[5] Megjithatë, krijimi i gens nuk mund të arrijë shumë kohë para adoptimit të mbiemrave të trashëgueshëm. Nomen gentilicium, ose "emri gentil", ishte një veçori dalluese, pasi një nomen i një qytetari romake tregonte anëtarësinë e tij në një gens.[1][4][5][6]
Nomen mund të rridhte nga çdo numër gjërash, siç ishin emri i një paraardhësi, zanati i një personi, pamja fizike, karakteri, ose qyteti i origjinës. Për shkak se disa nga këto gjëra ishim mjaft të zakonshme, ishte e mundur për familje të palidhura të bartnin të njëjtin nomen dhe përgjatë kohës të ngatërroheshin.
Personat mund të birësoheshin në një gens dhe të mernin nomen-in e tij. Një libertus, ose "skllav i liruar", zakonisht merte nomen-in (dhe ndonjëherë edhe praenomen-in) e personit që e kishte liruar atë dhe një qytetar i natyralizuar, zakonisht merte emrin e patronit që i jepte qytetarinë e tij. Skllevërit e liruar dhe qytetarët e sapo emancipuar teknikisht nuk ishin pjesë e gentes emrat e të cilëve mbanin, por brenda pak brezave shpesh bëhej e pamundur të dalloje pasardhësit e tyre nga anëtarët origjinalë. Në praktikë kjo nënkuptonte se një gens mund të bënte anëtarë të rinj dhe madje degë të reja, si në mënyrë të paracaktuar ashtu dhe aksidentalisht.[1][2][7]
Stirpes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Degë të ndryshme ose stirpes të një gens zakonisht dalloheshin nga cognomina e tyre, mbiemra shtesë që pasonin nomen-in, i cili mund të ishte ose personal ose i trashëgueshëm. Disa stirpes veçanërisht të mëdha do të ndaheshin vetë në shumë degë, të dalluar nga cognomina shtesë.[1][4]
Praenomina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e gentes përdornin rregullisht një numër të kufizuar emrash personalë, ose praenomina, zgjedhja e të cilëve ndihmonte të dalloheshin anëtarët e një gens nga një tjetër. Ndonjëherë degë të ndryshme të një gens do të varionin emrat e tyre të zgjedhjes. Gentes më konservatorë ndonjëherë do ta kufizonin veten në tre ose katër praenomina, ndërsa të tjerët përdornin rregullisht gjashtë ose shtatë.[1][2]
Kishte dy arsye kryesore për këtë zgjedhje të kufizuar: e para, ishte traditë të kaloheshin emrat e familjes nga një brez në tjetrin; emra të tillë ishin gjithmonë të parapëlqyer. E dyta, shumica e familjeve patrice e kufizonin veten në një numër të vogël emrash si një mënyrë për ta dalluar veten nga plebejtë, që shpesh përdornin një gamë më të madhe emrash, duke përfshirë disa që përdoreshin rrallë nga patricët. Megjithatë, mjaft nga shtëpit më fisnike patrice përdornin praenomina të rrallë dhe të pazakontë.[4][7]
Disa familje gjithashtu i shmangnin qëllimisht praenomina të caktuar. Në të paktën disa raste, kjo ndodhte për shkak të traditave në lidhje me anëtarë fatkeqë apo të çnderuar të gens që bartnin një emër të caktuar. Për shembull, Junia gens shmangnin praenomina Titus dhe Tiberius pasi dy anëtarë me këto emra ishin ekzekutuar për tradhëti. Një shembull i ngjashëm supozohet se e çoi asamblenë e Manlia gens në ndalimin e anëtarëve të saj të mbanin praenomen Marcus, megjithëse ky ndalim nuk duket se u zbatua në mënyrë të rreptë.[1][3][4][8]
Funksioni shoqëror i gens
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në teori, secili gens funksiononte si një shtet brenda shtetit, i qeverisur nga pleqtë dhe asambletë e veta, duke ndjekur zakonet e veta, dhe duke zhvilluar ritet e veta fetare. Disa kulte ishin të lidhura tradicionalisht me gentes të veçantë. Asambletë e gens kishin përgjegjësinë e adoptimit dhe mbikëqyrjes së anëtarëve të tyre. Nëse një anëtar i një gens vdiste intestate dhe pa familje të personale, pronat e tij shpërndaheshin në pjesën e mbetur të gens.[1][2] Vendimet e një gens teorikisht ishin detyruese për të gjithë anëtarët e tij. Megjithatë, nuk është rregjistruar asnjë vendim publik pasi kalonte nga asambleja e një gens. Si një grup, gentes kishin ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimin e të drejtës romake|të drejtën dhe praktikave fetare romake, por krahasimisht pak ndikim mbi historinë politike dhe kushtetuese të Romës.[1][2]
Gentes patrice dhe plebeje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa gentes konsideroheshin patricë, ndërsa të tjerë plebejë. Sipas traditës, patricët rridhnin nga "etërit e qytetit", ose patres; do me thënë, krerët e familjes në kohën e themelimit nga Romuli, mbreti i parë i Romës. Familjet e tjera fisnike, që erdhën në Romë gjatë kohës së mbretërve pranoheshin gjithashtu në patriciat, duke përfshirë mjaft që emigruan nga Alba Longa pasi ai qytet do të shkatërrohej nga Tull Hostiliusi. Shembulli i fundit i një gens të pranuar në patriciat para shekullit të I p.e.s. ishte kur Claudii u shtuan në radhët e patricëve pas ardhjes në Romë në vitin 504 p.e.s., pesë vjetë pas themelimit të Republikës.[1][2][3][6]
Burime të shumta përshkruajnë dy klasa midis gentes patrice, të njohur si gentes maiores, ose gentes madhorë dhe gentes minores. Asnjë informacion përcaktues nuk ka mbijetuar në lidhje me se cilat familje konsideroheshin gentes maiores, ose madje edhe se sa ishin. Megjithatë, ata pothuajse me siguri përfshinin Aemilii, Claudii, Cornelii, Fabii, Manlii dhe Valerii. Nuk është e sigurtë as nëse ky dallim kishte ndonjëfarë rëndësie praktike, megjithëse është sugjeruar se princeps senatus, ose kryetari i Senatit, zakonisht zgjidhej nga pjesëtarët e tij.[1]
Për mjaft nga dekadat e para të Republikës, nuk është tërësisht e qartë se cilat gentes konsideroheshin patricë dhe cilat plebeje. Gjithësesi, një sërë ligjesh të nxjera në vitet 451 dhe 450 p.e.s. si Dymbëdhjetë Tabelat përpiqeshin të kodifikonin një dallim të përpiktë midis klasave, duke i përjashtuar formalisht plebejtë nga mbajtja e ndonjë magjistrature të rëndësishme, nga ajo kohë deri në kalimin e Lex Licinia Sextia në vitin 367 p.e.s.. Një tjetër ligj i nxjerë si pjesë e tabelave e ndalonte martesën ndërmjet patricëve dhe plebejve, por kjo të të shfuqizohej pas vetëm pak vitesh, nga Lex Canuleia në vitin 445 p.e.s..[1][2]
Megjithë ripajtimin formal të rendeve në vitin 367 p.e.s., shtëpitë patrice, të cilat me kalimin e kohës përfaqësonin një përqindje gjithmonë e më të vogël të popullsisë romake, vijuan të mbanin sa më shumë pushtet, duke rezultuar në konflikte të shpeshta midis klasave përgjatë dy shekujve pasues. Disa familje patrice e kundërshtonin rregullisht ndarjen e pushtetit me plebejtë, ndërsa të tjerat e mbështesnin atë, dhe disa ishin të ndarë.[2][4][9]
Shumë gentes përfshinin edhe degë patrice edhe degë plebeje. Këto mund të jenë krijuar nëpërmjet adoptimit ose lirimit të skllevërve, ose kur dy familje të pallidhura që bartnin të njëjtin nomen ngatërroheshin. Mungë ndodhte që anëtarët individualë të një gens ta linin vullnetarisht ose të nxireshin nga patriciati, bashkë me pasardhësit e tyre. Në disa raste, gentes që fillimisht duhet të kishin qenë patricë, ose që ishin të konsideruar të tillë gjatë republikës së hershme, më vonë njiheshin vetëm nga pasardhësit e tyre plebejë.[2]
Nga shekulli I p.e.s., dallimi praktik midis patricëve dhe plebejve ishte gjerësisht simbolik, me vetëm pak priftërinj dhe poste ceremoniale të paracaktuara për patricët. Megjithatë, prestigji i tyre ishte i tillë që, duke filluar me administratën e Çezarit dhe duke vijuar me Periudhën Perandorake, një numër familjesh do të ngriheshin në patriciat, duke zëvendësuar familjet e vjetra që ishin shuar ose zbehur deri në errësim dhe të cilat nuk parfaqësoheshin më në Senatin Romak. Nga shekulli III, dallimi midis patricëve dhe plebejve e kishte humbur rëndësinë e tij. Perndor Kostandini dhe pasuesit e tij e përtëritën titullin si një shenjë dallimi dhënë individëve, në vend të një klase në të cilën bënte pjesë e gjithë familja.[1][2]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fiset Italike
- Fiset ilire
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Fiset Nordike
- Rutulët
- Grupi shoqëror
- Elitizmi
- Inteligjencia
- Turma
- Klani
- Pema familjare
- Farefisi
- Fisi
- Jus
- E drejta romake
- Amicitia
- Hospitium
- Imperium
- Auctoritas
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Cliens
- Colonus (person)
- Contio
- Dediticii
- Mos maiorum
- Municipium
- Patronus
- Peregrinus
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Potestas
- Primus inter pares
- Rogatio
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Të Drejtat Latine
- Alba Longa
- Albanët (latinë)
- Romakët në Afrikën Nën-Sahariane
- Iliro-romakët
- Labici
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Besimet e lashta mesdhetare
- Imperator
- Auguri
- Censori
- Vigiles
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Magjistratët ekzekutivë të Republikës Romake
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Pretori
- Dux
- Cirku Romak
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Equites
- Festivalet Romake
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horacët dhe Kuriacët
- Instrumentum regni
- Kalendari Romak
- Këshilli i Plebejve
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Kolona e Fitores
- Konsulli Romak
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendi i Centurionëve
- Kuvendi i Kuriatit
- Kuvendet Romake
- Kuvendi Tribal
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Limes Britannicus
- Lista e konsujve romakë
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Marrdhëniet Indiano-Romake
- Marrdhëniet Sino-Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Monarkia romake
- Mundus Cereris
- Muri i Antoninit
- Njësitë matëse romake
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Caput Mundi
- Personalitete romake
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Republika Romake
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Sabinët
- Samnitët
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Tregtia romake me Indinë
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vicus
- Vila Romake
- Villa rustica
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 Harry Thurston Peck, red. (1897). "Gens". Harper's Dictionary of Classical Literature and Antiquities (në anglisht). Vëll. 1 (bot. i dytë). Harper & Brothers Publishers. fq. 721.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Adrew Drummond (1999). "gens". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 630–631. ISBN 0-19-866172-X.
- 1 2 3 Tit Livi, Ab Urbe Condita, libri II
- 1 2 3 4 5 6 A. H. Greenidge (1890). "Gens". përmbledhur nga William Smith; William Wayte; George Eden Marindin (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). John Murray. fq. 905–911.
- 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).cituar nga Michael Wood (1998). In Search of the Trojan War (në anglisht). University of California Press. ISBN 978-0-520-21599-3.
- 1 2 Titus Livius, Ab Urbe Condita, libri I.
- 1 2 Bernard Kübler. "gens". përmbledhur nga August Pauly; Georg Wissowa (red.). Pauly Realencyclopädie der classischen Altertumswissenschaft, Band VII.2: Fornax-Glykon (në gjermanisht). Vëll. VII. fq. 1175–1198.
- ↑ Tit Livi, Ab Urbe Condita, libri VI.
- ↑ Michael Grant (1978). History of Rome (në anglisht). Scribner’s. ISBN 978-068415986-7.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime të lashta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value). Versioni anglisht këtu Arkivuar 20 nëntor 2015 tek Wayback Machine.
- Publius Elius Aristides (1986). Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. ISBN 978-90-04-07844-4.
- Mark Tulius Ciceroni (1998). Niall Rudd; Jonathan Powell (red.). The Republic and The Laws (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-283236-8.
- Mark Tulius Ciceroni (1855). George Long (red.). M. Tullii Ciceronis Orationes: With A Commentary (në anglisht). Vëll. II. George Bell, Whitaker and co.
- Mark Tulius Ciceroni (1928). Walter Miller (red.). De officiis (në anglisht). William Heinemann ltd.
- Diodor Sikuli (2014). The Complete Works of Diodorus Siculus (në anglisht). Delphi Classics.
- Kasius Dion Koceiani, Historia Romana; (Versioni anglisht)
- Dionisi i Halikarnasit, Antiquitates Romana.
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Gaius; Gne Domicius Anius Ulpiani (1895). The Institues of Gaius and Rules of Ulpian: The Former from Studemund’s Apograph of Verona Codex (në anglisht). Përkthyer nga James Muirhead. T. & T. Clark.
- Mark Porcius Katoni; Mark TerencVarroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres – nëpërmjet Gallica.[lidhje e vdekur]
- Gaius Sallustius Krispi; Jul Çezari; Vellej Paterkuli; Lucius Ane Flori (1850). Désiré Nisard (red.). Salluste, Jules César, C. Velléius Paterculus et A. Florus: œuvres completes avec la traduction en français (në frëngjisht dhe latinisht). Firmin Didot frères.
- Tit Livi (1834). George Baker (red.). The History of Rome (Ab Urbe Condita) (në anglisht). Vëll. I. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Tit Livi (1835). George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. II. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Julius Pauli; Gne Domicius Anius Ulpiani (1878). Paulus Krueger (red.). Ulpiani Liber Sungularis Regularum – Pauli Libri Quinque Sententiarum – Fragmenta Minora saeculorum P. Chr. N. secundi et terti. Collectio Librorum Iuris Anteiustiniani (në latinisht). Berlin: Apud Weidmannos.
- Plini i Vjetri (1906). Karl Friedrich Theodor Mayhoff (red.). Naturalis Historia (në anglisht). Teubner.
- Plini i Riu (1890). The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co.
- Plutarku (1878). John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers.
- Polibi (1922–1927). H. J. Edwards (red.). The Histories (në anglisht). Përkthyer nga William Roger Paton. Harvard University Press.
- Procopi i Çezaresë (1916). The History of the Wars (në anglisht). Vëll. The Vandalic War. Përkthyer nga H. B. Dewing. Cambridge University Press.
- Lucius Ane Seneka (1998). Umberto Boella (red.). Lettere a Lucilio (në italisht). Unione Tipografico-Editrice Torinese. ISBN 88-02-02664-5.
- Lucius Ane Seneka (1910). Archibald Geikie (red.). Phycical Science in the Time of Nero: Being a Translation of the Quaestiones Naturales of Seneca (në anglisht). Përkthyer nga John Clarke. Macmillan and Co.
- Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press.
- Publius Kornelius Taciti (1942). Moses Hadas (red.). The Complete Works of Tacitus: The Annals – The Hisstory – The Life of Cnaeus Julius Agricola – Germany and Its Tribes – A Dialogue on Oratory (në anglisht). Përkthyer nga Alfred John Church; William Jackson Brodribb. Random House. ISBN 978-039430953-8.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Tertuliani. The Writings of Tertullian (në anglisht). Vëll. II. The Anti-Heretical Works. Përkthyer nga Peter Holmes.
Burime historiografike moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Abbott, Frank Frost; Johnson, Allan Chester (1926). Municipal Administration in the Roman Empire (në anglisht). Prinston: Princeton University Press.
- Frank Frost Abbott (1999). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Adegi Graphic LLC. ISBN 978-0-543-92749-1.
- Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
- Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 333–809. JSTOR 1005773.
{{cite journal}}: Lidhje e Wikipedia Library në(Ndihmë!)|url= - Biondo Biondi (1972). Istituzioni di diritto romano (në italisht). Milano: Edizione Giuffré.
- Arnaldo Biscardi (1973). Aspetti del fenomeno processuale nell'esperienza giuridica romana (në italisht). Milano: Edittore Cisalpino-Goliardica.
- Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- J. B. Bury (1889). History of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. Londër: Macmillan.
- Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
- Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
- Clover, Frank (1978). "The Family and Early Career of Anicius Olybrius". Historia (në anglisht). 27 (1). Franz Steiner Verlag: 169–196. JSTOR 4435589.
- Tim Cornell (1995). The Beginnings of Rome: Italy and Rome from the Bronze Age to the Punic Wars (në anglisht). Routledge.
- Tim Cornell (2000). "The City-State in Latium". përmbledhur nga Mogens Herman Hansen (red.). A Comparative Study of Thirty City-state Cultures (në anglisht). Kgl. Danske Videnskabernes Selskab. fq. 212-214.
- John A. Crook (1955). Consilium Principis: Imperial Councils and Counsellors from Augustus to Diocletian (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 22.
- Dillon, Matthew; Garland, Lynda (2005). Ancient Rome: From the Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.
- Adrew Drummond (1999). "gens". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 630–631. ISBN 0-19-866172-X.
- Duncan-Jones, Richard (1974). The Economy of the Roman Empire (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-20165-9.
- Durand, John D. (1977). "Historical Estimates of World Population: An Evaluation". Population and Development Review (në anglisht). 3 (3): 253–296. doi:10.2307/1971891. ISSN 0098-7921. JSTOR 1971891.
- Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
- Pietro De Francisci (1968). Sintesi storica del diritto romano (në italisht). Roma.
- Jean-Claude Fredouille (1986). Dictionaire de la civilisation romaine (në frëngjisht). Paris: Larousse.
- K. Von Fritz (1975). The Theory of the Mixed Constitution in Antiquity (në anglisht). Columbia University Press.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
- Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Gibbon, Edward (2015). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 4. Cambridge University Press. ISBN 978-113933357-3.
- Gillett, Andrew (2001). "Rome, Ravenna and the Last Western Emperors". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 69 (69). British School at Rome: 131–167. doi:10.1017/S0068246200001781. JSTOR 40311008.
- Marcel Le Glay; Jean-Louis Voisin; Yann Le Bohec (2002). Storia romana (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1508779-9.
- Michael Grant (1978). History of Rome (në anglisht). Scribner’s. ISBN 978-068415986-7.
- A. H. Greenidge (1890). "Gens". përmbledhur nga William Smith; William Wayte; George Eden Marindin (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). John Murray. fq. 905–911.
- Erich S. Gruen (1986). The Hellenistic World and the Coming of Rome (në anglisht). Vëll. 1. University of California Press.
- Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-0-691-16683-4. OCLC 1135813827.
- Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press.
- Karl-J. Hölkeskamp (2010). Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research (në anglisht). Princeton University Press.
- Michel Humbert (1988). Le tribunat de la plèbe et le tribunal du peuple: remarques sur l'histoire de la provocatio ad populum (në frëngjisht). MEFRA.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Bernard Kübler (1910). "gens". përmbledhur nga August Pauly; Georg Wissowa (red.). Pauly Realencyclopädie der classischen Altertumswissenschaft, Band VII.2: Fornax-Glykon (në gjermanisht). Vëll. VII. fq. 1175–1198.
- Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
- Lee, A. (2013). From Rome to Byzantium AD 363 to 565: The Transformation of Ancient Rome (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-074862790-5. JSTOR 10.3366/j.ctt1g0b1z1.
- Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
- Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
- Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 136-138.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Muhlberger, S., The Fifth Century Chroniclers: Prosper, Hydatius and the Gallic Chronicler of 452 (Leeds, 1990).
- Murphy, Trevor (2004). Pliny the Elder's Natural History: the Empire in the Encyclopedia (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-926288-8.
- Nelson, Eric (2001). The Complete Idiot's Guide to the Roman Empire (në anglisht). Alpha Books. ISBN 0-02-864151-5.
- John Nicols (2014). "2. Civic Patronage in the Late Republic – 3. Augustus and Civic Patronage". Civic Patronage in the Roman Empire (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 21–124. ISBN 978-90-04-26171-6. OCLC 869672373.
- Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
- Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
- Harry Thurston Peck, red. (1897). "Gens". Harper's Dictionary of Classical Literature and Antiquities (në anglisht). Vëll. 1 (bot. i dytë). Harper & Brothers Publishers. fq. 721.
- Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
- Gabriella Poma (2009). Le istituzioni politiche del mondo romano (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1513430-1.
- David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Norbert Rouland (1977). Clientela: essai sur línfluence des rapports de clientèle sur la vie politique Romaine (në frëngjisht). Université d’Aix-Marseille.
- Norbert Rouland (1979). "II.1: Structure et Utilisation des clientès urbanines au IIe siècle A.C. – Pérennité et acentuation du caractère urbain de la clientèle". Pouvoir politique et dépendance personnelle dans l’antiquité romaine: genès et rôle des raports de clientèle (në frëngjisht). Latomus. fq. 258–268. ISBN 978-2-87031-106-6.
- Bernardo Santalucia (1994). Studi di diritto penale romano (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-864-7.
- Salzman, Michele R. (2021). The Falls of Rome. Crises, Resilience, and Resurgence in Late Antiquity (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-131627592-4.
- Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- Aldo Schiavone (2005). Ius: l’invenzione del diritto in Occidente (në italisht). Giulio Einaudi. ISBN 978-88-06-16893-3.
- Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
- Syme, Ronald (1958). "Imperator Caesar: A Study in Nomenclature". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 7 (2): 172–188. JSTOR 4434568.
- Rein Taagepera (1979). "Size and Duration of Empires: Growth-Decline Curves, 600 B.C. to 600 A.D." Social Science History (në anglisht). 3 (3/4). Duke University Press: 124–126. doi:10.2307/1170959.
- Tellegen-Couperus, Olga (1993). Short History of Roman Law (në anglisht). Routledge. ISBN 0-415-07251-4.
- A. Tighe (1886). The Development of the Roman Constitution (në anglisht). D. Apple & Co.
- Wallace-Hadrill, Andrew, ed. 1989. Patronage in Ancient Society. London: Routledge.
- Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.
- Michael Wood (1998). In Search of the Trojan War (në anglisht). University of California Press. ISBN 978-0-520-21599-3.