Shko te përmbajtja

Koni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një kon me rreze baze r , lartësi h, lartësi anësore c dhe këndi θ

Koni është një trup gjeometrik i cili zvogëlohet në mënyrë të vazhduar në një pikë që quhet kulm.

Një kon formohet nga një bashkësi drejtëzash që lidhin kulmin me të gjitha pikat e vijës së bazës. Baza është një vijë e mbyllur në një plan që nuk e përmban kulmin.

Koni i drejtë (kulmi bie në qëndrën e bazës) dhe koni i shtrëmbër (kulmi bie jashtë qëndrës së bazës)

Syprina dhe vëllimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Syprina e konit S gjendet duke mbledhur syprinën e bazës SB me syprinën anësore (në gjuhën e përditshme: në formë kaushi) SA:

S=SA+SB

Nëse shënojmë me ℓ, lartësinë anësore të konit, atëherë kemi:

S=πrℓ+πr2

Modeli i hapjes së një koni me SB-sipërfaqen e bazës dhe SA-sipërfaqen anësore

Kjo formulë për sipërfaqjen anësore vjen nga hapja e konit.

S=πr(r+ℓ)

Vëllimi V i një koni të ngurtë është i barabartë me një të tretën e shumëzimit të syprinës së bazës SB dhe lartësisë h

V=13SBh

Në matematikën moderne, formula mund të llogaritet duke përdorur metoda të analizës matematike e cila merret sipas integralit:

∫x2dx=13x3

Pa përdorur analizën matematike formula mund të nxirret prej parimit të Kavalierit.

Koni i gradës së dytë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koni i gradës së dytë quhet sipërfaqja e gradës së dytë që përcaktohet me ekuacionin në formën kanonike [1]: x2a2+y2b2−z2c2=0.

Përndryshe koni i gradës së dytë figurativisht është figurë e përbërë nga dy kone që kanë kulm të përbashkët dhe qëndrojnë normal (mbyllin këndin 90) me planin që xOy. Vija të gradës së dytë përfshijnë:

Këto forma standarde mund të shkruhen në barazime parametrike:

  • Rrethi : (acos⁡θ,asin⁡θ),
  • Elipsa : (acos⁡θ,bsin⁡θ),
  • Parabola : (at2,2at),
  • Hiperbola : (asec⁡θ,btan⁡θ) ose (±acosh⁡u,bsinh⁡u).

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ↑ Ismet Dehiri : Matematika I dhe II. Prishtinë, 1979